MENU
klinika

Si nisi romanca...

17-vjeçarja refuzon denoncimin për 34-vjeçarin

20.11.2021 - 10:52

Një 34- vjeçar nga Tepelena ka përfunduar në prangat e Policisë pas denoncimit të familjarëve të një vajze 17-vjeçare se ka abuzuar seksualisht me të. Burime konfidenciale nga Policia konfirmojnë se njohja e 17-vjeçares gjirokastrite me 34-vjeçarin nga Tepelena ka qenë krejtësisht rastësore dy ditë më parë në Spitalin e Gjirokastrës ku 17-vjeçarja ndodhej pasi kishte të shtruar një familjar të saj.

Pasi janë njohur, 34-vjeçari e ka ftuar për kafe adoleshenten dhe të dy kanë udhëtuar me automjetin e tepelenasit në drejtim të Viroit. Në kabinën e automjetit ka pasur një raport intim mes të dyve. E reja është vonuar gati 2 orë dhe rrjedhimisht reflektoi shqetësimin e familjarëve të 17- vjeçares, të cilët kanë shkuar në Policinë e Gjirokastrës dhe kanë denoncuar rastin në fjalë duke marrë si shkas edhe dëshminë e vajzës te familjarët se 34-vjeçari e puthi dhe ndërmori veprime jo pa pëlqimin e të resë.

Kjo e fundit nuk ka pranuar të bëjë denoncim për këtë rast, ndërkohë që familjarët janë ndjerë të alarmuar. Kaq ka mjaftuar që Policia t’i vendosë prangat 34-vjeçarit, i cili nga ana e tij ka deklaruar se raporti i lindur me të renë ka qenë “colpo di fulmine” nga ana e të dyve dhe jo veprim i dhunshëm, pra një pëlqimi ndërsjellë midis tyre.

“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit E. G., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 17 vjeçe”, sqaroi Policia lokale. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Ngacmim seksual

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë