MENU
klinika

Zv.ministri sqaron marrëveshjen te “Siguria”

A do të kthehet Shqipëria në një kamp refugjatësh?

22.11.2021 - 11:25

Zëvendësministër i Brendshëm Andi Mahila ka hedhur poshtë zërat se Shqipëria do të kthehet në një kamp refugjatësh për emigrantët e vendeve të treta.

Duke folur në Komisionin e Sigurisë ai sqaroi se marrëveshja ka si objekt së pari shtetasit shqiptar dhe pastaj ato të vendeve të treta.

Pjesë e verifikimit do të jenë shtetasit që janë nisur nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe ose kanë pasur leje qëndrimi nga vendi ynë, duke shtuar se Shqipëria merr përsipër vetëm tranzitin.

DISKUTIME

Xhaferraj: Mediat kanë ngritur shqetësimin që po negociohet për të ngrihet një kamp refugjatësh. Problematika qëndron që Shqipëria të pranojë emigrantë nga vende të treta. Kush vende të tjera e kanë këtë?

Zv. Ministri: Është kthyer përgjigje shteruese nga kryeministri, ministrja e Jashtme. Kjo marrëveshje nuk ka lidhje me atë që shkruajnë mediat britanike. Kjo marrëveshje ekziston në vendet e BE-së. Madje do të thoja që është marrëveshje model, për administratën tonë.

Xhaferraj: Do vijnë emigrantë apo jo?

ZV.ministri: Është një marrëveshje që respekton reciprocitetin dhe të drejtat e njeriut. Nuk ka asnjë mundësie që Shqipëria të kthehet në një vend strehues të një numri masiv emigrantësh. Nuk mundet.

Xhaferraj: Çfarë do ndodhi në terren në zbatimin e kësaj marrëveshje?

Zv. Ministri: Ka si objekt së pari shtetasit shqiptar, pastaj shtetasit e vendeve të treta dhe ata tranzit. Pala britanike bën kërkesën dhe bëhet verifikimi. Nëse ky shtetas i vendeve të treta, ose është nisur nga Shqipëria, ose ka pasur një leje qëndrimi nga Shqipëria. Këto janë rastet që merren në shqyrtim nga autoritetet, përcaktohet qartë në prtokolllin e kësaj marrëveshje. Vetëm kur janë kushtet bazuar në të drejtën ndërkombëtare, të drejtën e azilit, vetëm atëherë mund të kthehen në Shqipëri. Sa i përket tranzitit shtetas të vendeve të treta kërkojnë të kthehet në shtetet e origjinës, Shqipëria merr përsipër vetëm të tranzitit, garancinë që do shkojnë në vendin e origjinës e merr pala që e ka inicuar operacionin.

Xhaferraj: Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje krijohet mundësia që të vijnë emigrantë nga vendet e treta dhe pa shtetësi?

Zv. Ministri: Jo nuk vijnë, nuk është mundësia për të ardhur.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin