MENU
klinika

“Do i djegim të gjitha nuk do ngelet asgjë”

Naftëtarë: Falimenti i ARMO-s të bëhet publik

22.11.2021 - 11:32

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë edhe këtë të hënë në protestë për pagat e prapambetura duke paralajmëruar se do të hyjnë me forcë në rafinerinë e ARMO-s për të cilën thanë se po demontohet prapa krahëve të tyre.

“Këta punojnë natën dhe i mbron shteti”, tha njëri prej naftëtarëve.

Ai i bëri thirrje naftëtarëve të tjerë të irritohen dhe të futen me forcë brenda rafinerisë.

“Na shkatëruan nga nervat…Jemi të vendosur do futemi brenda, ta tregojmë forcën. Shtetu nuk duhet ytë jetë asnjëherë por këtu është bërë pro hajdutit shteti, nëse ska dorë ky shtet të vijë sot këtu. Irritohuni si unë të gjithë do futemi brenda nuk ka rrugë tjetër. Mendoj se përdorim dhunë se dhe me ne është përdorur dhunë. Ca do fusim gratë prapë në grevë ne? Nuk do lëshojmë asnjë vegël këtu të hiqet, nuk do cmontohet asnjë vegël. Do i djegim të gjitha nuk do ngelet asgjë këtu. Shteti të marrë masa për dy pompa që janë hequr”, tha naftëtari.

Ndërsa kryetari i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha se “nuk ka e s’ka për të pasur palë pp s’qenë naftëtarët në tryezë për të marrë gjakun e tyre”.

“Këto ditë kanë hequr dhe një apo dy pompa nga TEC se kur u leverdis atyre vijnë vënë dorë, kur s’u leverdis e kalojnë për skrap, ta dëgjojë dhe përfaqësuesi i sigurisë këtu nëse fillon të dalë malli pa inventar, uzina do kalojë në mbrojtjen e punëtorëve jo tuajën.

Këtë pronë e kanë mbrojtur në 97 naftëtarët kur të tjerët merrnin armë për tu vrarë naftëtarët mernin armët për të mbrojtur.

Probklemi i gjyqit për mua ka rënë se mashtruesi që ne i dhamë kompetenca për të zhvilluar gjyqin tonë e ka lënë gjysmak por sot sparaqitet para jush se s’ka sy e surrat të thotë që ka mashtruar për kaq vite.
Kjo është nën fjalën e gjithë naftëtëarëve këtu e të gjthë ndihen të zhgënjyer.

Falimenti i ARMO-s duhet të bëhet publik, s’mund të bëhen negociata të fshehta të shitet natën e të vijnë të sillen këtu sikur e kanë pronën e tyre.

Me këtë lekët e prapambetura dalin jashtë loje nuk merren më. Po vijnë skrapistë të marrin pronën dhe djersën tonë”, tha Dautaj.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier