MENU
klinika

Si jetonte vrasësi i fëmijës 8-vjeçar?

VIDEO / Brenda shtëpisë së ‘monstrës’ Klodian Çalamani!

23.11.2021 - 11:29

Këto janë pamjet ku banonte Klodian Çalamani, monstra që vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo të martën e 16 Nëntorit.

Këto janë pamjet brenda dhomës ku jetonte Klodian Çalamani. Në brendësi të banesës por dhe oborrit, vetëm pak minuta më parë aty ishin prindërit dhe familjarë të tjerë të Mateos, të cilët kërkonin për prova dhe gjurmë të krimit në vendin ku u gropos djali i tyre.

Rrëmujë, ambient i çrregullt dhe i pistë, kjo është pamja që ofron dhoma e Klodian Çalamanit. 38-vjeçari ushqehej shpeshherë edhe nga familja Vasiu, të cilëve ai u mori jetën e djalit të tyre të vogël të martën e 16 Nëntorit.

Një banor i lagjes në fshatin Grecalli të Fierit, në emisionin “Uniko” tregonte më shumë rreth personalitetit të Klodian Çalamanit. Ai e konsideron 38-vjeçarin një “barbar” për të cilin nuk e kishin idenë se ishte i tillë.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier