MENU
klinika

Detajet

Punimet për Unazën e Madhe, hiqet simboli i 100 vjetorit të Pavarësisë

10.11.2018 - 13:19

‘Shqiponja’ nuk do të jetë më në sheshin me të njëjtin emër në hyrje të kryeqytetit. 

Pjesë e projektit që preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe është edhe ‘Shqiponja’ vepër e artistit Albi Cifligu, me kontributin financiar të familjes tetovare “Destani”, e vendosur në sheshin e pagëzuar me të njëjtin emër në hyrje të kryeqytetit.

‘Shqiponja’, vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra), u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar asokohe nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha, në nëntor 2012.