MENU
klinika

METROPOL

”Sot 8 ditë” keqkuptime ‘dashurore’

23.11.2021 - 16:27

          Shkruar nga dramaturgu dhe poeti arbëresh i Kroacisë, Josip Rela, vjen me regjinë e Elona Hysenit, komedia ”Sot 8 ditë”.

 Komedia e shkruar në vitin 1932, e autorit të njohur arbëresh, u shfaq në teatrin Metropol, nën interpretimin e aktorëve: Alba Shtëmbari, Elona Hyseni, Ermir Hoxhaj, Ermir Jonka, Klea Konomi, Klodjana Keco, Margent Caushi dhe Xhino Musollari.

“Erdhi koha, për të qeshur zemrat!” shprehej më herët teatri për këtë shfaqje, që ishte përshëndetëse në festivalin “Metrofest”.

Një djalë dhe një vajzë të dashuruar, janë mes një dileme. A duhet të fitojë dashuria për njëri-tjetrin, apo mblesëria e përcaktuar nga familjet e tyre? Po sikur dashuria dhe mblesëria ta kishin syrin në të njëjtin vend?

Një komedi keqkuptimesh e sqarimesh në Metropol, që mori duartrokitjet e publikut. Ky prodhim i teatrit ”Metropol” është vlerësuar më parë, me gjashtë çmime në festivale teatrore, për: “Shfaqja më e mirë”, “Regjia më e mirë” dhe “Aktori/ja joprotagonist më i/e mirë”.

Festivali teatror “Metrofest 5” këtë vit në fokus dramën shqipe, si formë njohjeje dhe kërkimi. Për të pestin vit radhazi, teatri ”Metropol” në Tiranë organizon festivalin kushtuar veprës shqiptare të arkivit, një realizim që i përket trashëgimisë dramatike, teatrit dhe edukimit. Deri më tani janë shfaqur disa pjesë për publikun, ndërsa edicioni i këtij viti, sjell në skenë një larmi veprash të viteve 1900.

Viti 1932…

“Sot 8 ditë” një komedi karakteresh e shkruar nga autori arbëresh i Kroacisë Josip Rela, është një pjesë me dy akte.

Komedia që u rikthye disa net nëntori në teatër për publikun, u soll skenë më parë në kuadrin e edicionit të tretë të festivalit “Metrofest 3”, që u zhvillua në ”Metropol”. Festivali pati në qendër të vëmendjes veprat shqiptare të harruara ose të pavëna në skenë, sjelljen në kohë dhe formën sesi komunikojnë këto vepra në ditët e sotme.

“Sot 8 ditë”, pjesë me dy akte, nxjerr në pah pafytyrësinë, vrazhdësinë dhe imoralitetin e shtresës së lartë.

Josip V. Rela (1895-1966), shkrimtar dhe dramaturg i shquar nga Zara e Kroacisë, njihet si themelues i dramaturgjisë shqiptare në ish-Jugosllavi dhe është shumë i njohur në Kosovë. Poet dhe autor i trembëdhjetë veprave, ndër të cilat “Nita”, “Sot 8 ditë”, etj., lindur dhe rritur në fshatin Arbanas të Zarës. në Kroaci, ai punoi si mësues dhe drejtor shkolle dhe teatri në Zarë.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët