MENU
klinika

I kërkoi një puthje

Ai është Princi… refuzon dhe Emma Thompson

10.11.2018 - 14:02

Edhe pse ajo mund të jetë aktorja e preferuar për shumë persona, kur bëhet fjalë për Princin Ëilliam ai mund ta refuzojë atë.

E kemi fjalën për aktoren Emma Thompson. Princi William refuzoi një puthje nga aktorja e njohur dhe për këtë ai ka pasur një arsye. Të mërkurën, aktorja në fjalë u nderua me titullin “Dame Commander”, të Perandorisë Britanike, në Pallatin e Buckingham-it. Aktorja dhe shkrimtarja në fjalë njihet për çiltërsinë e saj që e ka me të gjitha figurat publike. Njëlloj ajo ka vepruar edhe gjatë takimit me Princin William.

E njëjta ka treguar se fundmi se kishte tentuar ta puthte atë, por kishte marrë një refuzim.

E dua Princin William. E kam njohur atë që kur ishte i vogël. Unë e pyeta mund t’ju puth, apo jo?, dhe ai tha “Jo, mos” – ka thënë aktorja Thompson. Arsyeja e këtij refuzimi duket të ketë qenë fakti se aktorja kishte shkelur kodin mbretëror, duke shkuar në ceremoni zyrtare me atlete.