Ditën e sotme Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion për prishjen e 10 ndërtimeve pa leje, në zonën e ‘Pyllit të Sodës’, në Vlorë.
Objektet pa leje që do të prishen janë një dhe dy katëshe.
Aksioni i cili është mbështetur dhe nga forcat e policisë ka nisur nga zona e TEC-it, në afërsi të plazhit të Nartës dhe do të vijojë deri në plazhin e vjetër, ku do të shemben çdo objekt në zonën ranore dhe në brendësi të pyllit.
Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi në qershor të këtij viti dhe rifilloi në shtator përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Aktualisht veç zonave bregdetare po shemben objekte pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare.