MENU
klinika

Janë çifti i momentit!

Dy aktorët turk rrrëmbejnë disa çmime prestigjoze

25.11.2021 - 13:28

Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë padyshim ndër aktorët më të ndjekur dhe më të pëlqyer turk.

Seriali i tyre “Sen Çal Kapımı”, përveçëse në Turqi është transmetuar dhe në Evropë edhe në vendet latine. Seriali debutoi në verën e vitit 2021 në Itali, gjatë ditës në Canale 5, me sukses super të mirë.
Ndërkohë në Shqipëri jepet me titullin “Dashuria në Ajër”.

Seriali është vlerësuar jo pak, por me 4 çmime në eventin e fundit në Turqi. Një produksion i “MF Production” dhe drejtor Altan Donmez, seriali, i cili ka xhiruar edhe skenat e fundit muajin e kaluar, ka fituar çmimin e komedisë më të mirë “Best Romantic Comedy”, në ceremoninë e çmimeve “Ayakli Gazete”.

Ata fituan dhe çmimin si çifti më i mirë.

Kerem Bürsin dhe Hande Erçel kanë njoftuar lidhjen e tyre prillin e kaluar gjatë arratisjes së tyre në Maldive, dhe që atëherë, çifti nuk e fsheh intimitetin e tyre qoftë në rrjetet sociale apo në jetën reale.

Pasi i dha fund marrëdhënies së saj me këngëtarin e muzikës pop Murat Dalkılıç, Hande është komentuar gjatë për lidhjen me Keremin, madje ka nga ata që shkuan deri aty saqë aluduan se ky i fundit është bërë shkak i ndarjes së tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure