MENU
klinika

Letra rikthen krizën

Britania e Madhe dhe Franca ndalojnë bisedimet

26.11.2021 - 18:02

Ministri i Brendshëm francez ndaloi bisedimet me ministren e Brendshme britanike Priti Patel pas kërkesës së kryeministrit Johnson që Franca të merrte emigrantët mbrapsht. Sipas “BBC” ministri Gerald Darmanin deklaroi që janë të zhgënjyer nga përmbajtja e letrës.

Ai deklaroi që bërja publike e përkeqësoi situatën. Kryeministri britanik i parashtroji 5 kërkesa presidentit Emmanuel Macron që të ndalohej përsëritja e tragjedisë e së mërkurës së kaluar. Darmanin në një deklaratë  tha që letra është e papranueshme dhe kundër bisedimeve midis partnerëve dhe që për këtë arsye ministrja  Priti Patel nuk është e ftuar në takim.

Belgjika, Holanda, Gjermania dhe Komisioni Europian do marrin pjesë në samitin për krizën e emigrantëve që do organizohet në Calais. Zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal deklaroi se përmbajtja e letrës ishte e varfër dhe jashtë kontekstit duke mos respektuar punën e Francës në kanal.

Sekretari  i Transportit Grant Shapps i Mbretërisë së Bashkuar tha se fqinjët dhe miqtë duhet të punojnë së bashku. Ai shpreson që Franca ta rikonsiderojë propozimin për shkak se asnjë vend nuk mund ta përballoji i vetëm krizën dhe që është në interesin e të gjithëve që këto tragjedi mos të përsëriten. Deputeti i parlamentit francez Pierre-Henri Dumont e cilësoi idenë e patrullimit të përbashkët si të “çmendur” dhe që nuk do ndryshonte asgjë në situatën aktuale.

Samiti urgjent që mbahet në Calais nga presidenti Macron ka si temë diskutimi ndalimin e kalimit të kanalit nga ana e emigrantëve. Kreu i shtetit francez deklaroi që do kërkoji më shumë ndihmë nga Mbretëria e Bashkuar edhe pse emigrantëve ju është komunikuar që mund të rrinë në Francë por dëshira e tyre është të largohen drejt shtetit britanik.

Shapps i cilësoi pikat e planit të kryeministrit Boris Johnson të mira dhe objektive. Ai deklaroi se duhet të rritur fokusi ndaj bandave që merren me transportin ilegal të emigrantëve. Mbretëria e Bashkuar firmosi një marrëveshje me Francën që do i paguante shifrën 62.7 milion euro për vitin 2021-22 që të siguronte kufijtë por numri i kalimeve të paligjshme është rritur.

Presidenti Macron deklaroi se 1,552 trafikantë janë arrestuar dhe 44 grupe trafikantësh janë shkatërruar në Francën veriore. Ai tha se pavarësisht  këtyre operacioneve ka pasur 47,000 tentime për të kaluar kufirin dhe janë shpëtuar 7,800 persona.