27.11.2021 - 10:25
Një person, ka denoncuar në Policinë e Delvinës se i ka ikur nga shtëpia vajza e tij.
Sipas tij, e bija e mitur është larguar bashkë me të ëmën, me të cilën burri rezulton të jetë divorcuar.
Policia tha se ka shpallur në kërkim 15-vjeçaren.
Njoftimi
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, shpallën në kërkim një 15 vjeçare, banuese në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj, se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.