MENU
klinika

Djalë apo vajzë?

Zaimina Vasjari zbulon gjininë e fëmijës, në mënyrën më të bukur

27.11.2021 - 11:07

Këngëtarja Zaimina Vasjari është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe sot na ëmbëlsoi ditën me disa foto, bashkë me vajzën e saj, Khloe, të dyja veshur me të bardha, në breg të detit.

“Si mendoni, bebi është vajzë apo djalë?”, pyeti Zaimina ndjekësit.

Por përgjigjen na e dha vetë, vetëm pas pak orësh. Duart e Khloe-s janë të ngjyrosura me blu e të vendosura tek barku i mamit, duke zbuluar kështu se këngëtarja pret një djalë.

“Mezi po presim të të takojmë”, shkroi këngëtarja, për ëngjëllin që pritet të vijë në jetë për pak muaj.

Një moment shumë emocionues në jetën e Zaiminës e familjen e saj, që shumë shpejt duket se do të jetë më shumë se kurrë e plotësuar.

Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV