MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është hernia inguinale?

28.11.2021 - 12:05

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është hernia inguinale?

Mjeku: Hernia inguinale është një nga sëmundjet më të zakonshme kirurgjikale. Hernia përfaqëson daljen e organeve të brendshme përmes një defekti të krijuar në murin e përparmë të barkut. Ky defekt ndodh në zonën e kanalit inguinal.

Çfarë e provokon daljen e organeve të barkut jashtë?
Sforcimet mund të jenë një prej shkaktarëve
E lindur( mund të vijë si pasojë e defekteve të ndryshme të kësaj zone anatomike që krijohen gjatë zhvillimit të njeriut)
Pirja e duhanit dobëson mbrojtjen në zonën inguinale dhe shkakton kollë kronike
Sëmundjet e rënda dhe patologjitë mushkërive
Shtatzënia
Operacionet e mëparshme
Konstipacioni kronik
Hipertrofia beninje e prostatës që shoqërohet me urinim të vështirësuar

Cilat janë shqetësimet që mund të manifestojë sëmundja?

Një fryrje në rrëzën e kofshës, e cila ndryshon në varësi të pozicionit, pra bëhet më e shprehur në pozicionin në këmbë dhe zhduket në pozicionin shtrirë.

Komplikacionet e hernies?
Pamundësia për të futur zorrën në bark
Inkarcerimi (jep bllokim të zorrës me shenjat e bllokimit si nauzë, të vjella, fryrje barku etj)
Strangulimi që jep gangrenë të zorrës dhe ka nevojë për rezeksion zorre dhe anastomozë

Trajtimi i hernies?
Nëqoftëse hernia është e vogël dhe nuk ju jep shqetësime atëhere kirurgët do ju rekomandojnë observim.

Herniet e mëdha dhe të dhimbshme kërkojnë ndërhyrje si për të reduktuar shqetësimet ashu edhe për të parandaluar komplikacionet.

Llojet e ndërhyrjeve per trajtimin e hernies inguinale:
Metoda e hapur
Metoda laparaskopike

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.