Moti i keq përgjatë natës ka krijuar probleme në Bashkinë e Gjirokastrës. Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka dalë nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat duke krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati.
Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve kanë punuar për të hequr inertet që kishin uzurpuar rrugën, duke bërë të mundur normalizimin e situatës.
Ndërsa problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem ku inertet e rëna nga lartësitë si pasojë e shirave, kane krijuar bllokimin e rrugës.
Momentalisht banoret e Golemit gjenden të izoluar nga pjesa tjetër e vendit si rrjedhojë e kësaj situate.