MENU
klinika

Reagimi pas paraljamërimit

Dako paralajmëroi padi, PD sheh të ardhmen e tij në burg

10.11.2018 - 17:03

Partia Demokratike, ka drejtuar akuza drejt kryebashkiakut tè Durrit, Vangush Dakos, si dhe ka kaërkuar arrestimin e menjëhershëm të tij.

Pas kësaj deklarate Dako ka reaguar duke paralajmëruar se do t’i padisë.

Jo shumë vonë është përgjigjur dhe deputetja demokrate, Albana Vokshi, kundrejt deklaratave të tij. 

“As statuset e rëndomta të shkruara në dëshpërim, as kërcënimet me padi, nuk e shpëtojnë dot z. Dako nga destinacioni i radhës: burgu”.

albana vokshi-konica.al
albana vokshi-konica.al

Më tej në postimin e saj në Facebook, Vokshi shkruan:

“Më vjen mirë që Zoti Dako ka filluar të mbledhë barcaleta. Thuhet, se ditët në burg janë monotone, e të fortët i shtyjnë me barcaleta dhe me anekdota.

Është përgatitje e mirë për të ardhmen që e pret. Banditët politikë dhe banditët e rrugës do të përfundojnë në burg që të çlirohet Durrësi dhe gjithë Shqipëria nga krimi, betoni dhe xhuxhëria njerëzore dhe mendore.

Dosja nr. 339 ‘bërtet’ shumë fort. As statuset e rëndomta të shkruara në dëshpërim, as kërcënimet me padi, nuk e shpëtojnë dot z. Dako nga destinacioni i radhës: burgu”.

“Ka një identitet dhe strukturë politike…“

Alibeaj: Do kemi një parti të re

‘Demonstrim për të treguar muskujt’

Kadilli: Protesta nuk pret datën 11…

“Do krijojmë Bord Kombëtar për Informimin”

Rama: Transparencë mbi çdo vendim apo kontratë të nënshkruar