Kim Kardashian, 41 vjeç dhe Pete Davidson, 28 vjeç, po shijojnë romancën e tyre, që kur u panë të kapur për dore teksa festonin ditëlindjen e tij në Kaliforni.
Reperi thuhet se nuk e ka harruar ende ish-gruan e tij, madje kohët e fundit është shprehur se dëshiron të rregullojnë marrëdhënien e tyre.
Por burimet pranë yllit televiziv kanë thënë se vazhdon t’i qëndrojë kërkesës për divorc që bëri në shkurt.
“Mos u gaboni. Kim nuk do të kthehet më me Kanye-n. Kim nuk i ka dhënë atij asnjë shenjë që dëshiron të rikthehet”, tha një burim për HollywoodLife.
Në fakt, Kim duket mjaft e lumtur në krahët e të dashurit të ri, Pete Davidson, madje thuhet se ata po mendojnë të bëjnë një tjetër hap për marrëdhënien e tyre.
Pete është partneri i parë për yllin e KUWTK që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga ish-bashkëshorti Kanye West në shkurt të këtij viti. Nga ana tjetër, reperi përflitet se është në lidhje me modelen, Vinetria, vetëm 22 vjeç.