MENU
klinika

Tragetet nisen me vonesë

Moti i keq, probleme në Portin e Durrësit

30.11.2021 - 11:42

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në portin më të madh në vendin tonë. Autoriteti Portual Durrës njoftoi mbrëmjen e djeshme se do të kishte vonesa në nisjen e një prej trageteve të linjës Durrës-Bari, si pasojë e motit të keq.

Trageti “Rigel VII”, parashikuar për t’u nisur për lundrim drejt Barit në orën 03:00, u nis me rreth 1 orë vonesë, ndërsa la portin e Durrësit rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të marte.

Gjithashtu, Shërbimi Hidrografik ka njoftuar lundërtarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në kepin e Selitës dhe në hyrje të kanalit të portit Durrës pasi në det ka prani objektesh të ngurta pluskuese.

Në një njoftim në faqen zyrtare, ai bën me dije se po punohet për riparimin e defektit të shkaktuar nga moti i keq.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin