Prej kohësh Yll Limani ka paralajmëruar fansat se po përgatit një mini-album. Sot ai ka zbuluar detajet nga EP që do publikohet më 5 dhjetor dhe mban titullin “Lshoja Zanin”. Po ashtu, Ylli ka treguar se përbëhet nga 5 këngë: Lshoja Zanin, Qaj, Gënjeshtare, Vonë, Çka nëse. Të gjitha këngët janë solo dhe nuk ka asnjë bashkëpunim.
Sakaq, përmes një postimi tjetër në Instagram, ai ka treguar se “EP” i dedikohet një vajze me të cilën ka patur një histori dashurie kohë më parë. “Faleminderit ty që disa vite më parë më frymëzove për këto këngë që do i publikoj. Je ajo që erdhe e nejte shkurt në jetën tem, po këto kangë kanë me jetu përgjithmonë. Ka kalu shumë kohë, e sot nuk m’dhem ma kurgjo, veç i përjetoj këto kangë si me ni për dhimtë të tjetërkujt.“- shkruan ai.
Kjo është hera e parë që Ylli flet për këtë histori dashurie, pasi asnjëherë në media nuk është zbuluar asnjë informacion për jetën e tij sentimentale. Në fakt Ylli ka folur vetëm përmes këngëve.
Po ashtu, ai ka falenderuar edhe familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe fansat. Epo mezi po presim ta lëshosh zanin më 5 dhjetor, Ylli!