WTA (Shoqata e Tenisit të Femrave) ka zyrtarizuar sot pezullimin e të gjitha eventeve sportive në Kinë, vendim ky që ka efekt të menjëhershëm. E njëjta situatë edhe për turnetë që ËTA zhvillon në Hong-Kong.
Ky vendim u mor për shkak të situatës ende të paqartë me fatin e tenistes kineze Shuai Peng, e cila një muaj më parë denoncoi për dhunë seksuale ish-zv.kryeministrin kinez.
Pas këtij denoncimi në rrjetet sociale, mesazhi u zhduk dhe fati i tenistes mbeti mister. Edhe pse presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, pati një video-konferencë me tenisten 10 ditë më parë, WTA është ende në dilemë për fatin e tenistes, emri dhe rezultatet e së cilës janë fshirë në Kinë.
“With the full support of the WTA Board of Directors, I am announcing the immediate suspension of all WTA tournaments in China, including Hong Kong.”
— wta (@WTA) December 1, 2021
Steve Simon, presidenti i WTA, tha: “Ne ende kemi dilema e mistere në lidhje me fatin e tenistes, nëse është e lirë apo jo, nëse është e sigurt apo jo. Mendojmë se censura dhe kërcënimi në Kinë ndaj saj janë ende prezent në këtë çështje. Për këtë arsye, nuk do të zhvillojmë asnjë event në Kinë”.