MENU
klinika

Volejboll Femra

Mirdita surprizon Tiranën, merr kryesimin

10.11.2018 - 21:47

Nga kategoria inferiore, në krye të elitës së volejbollit shqiptar në pak kohë. Kjo është historia e ekipit të femrave të Mirditës, që i shakton humbjen e parë në kampionat skuadrës së Tiranës, duke e mposhtur 3-1 në “Asllan Rusi

Dhe me këtë rezultat, pas ndeshjeve të javës së 6-të të Kampionatit Kombëtar të luajtura sot, Mirdita merr edhe kryesimin. Një sfidë me emocione e rivalitet, sidomos pas setit të parë, që u fitua me lehtësi nga mirditoret.

Por më pas Tirana ngre ndjeshëm nivelin e lojës së saj, duke rivalizuar fort, por në pikët shtesë është Mirdita që triumfon edhe në setin e dytë. Tirana nuk dorëzohet dhe fiton setin e tretë, duke rihapur ndeshjen, por rrëshenaset mbyllin llogaritë në setin e katërt, duke fituar krejt sfidën 3-1.

Fitore të lehtë arriti skuadra e Barleti Volley, që mundi 3-0 Skënderbeun në “Asllan Rusi”, një fitore “flash” e ekipit kryeqytetas, që e dominoi lojën në të tre setet.

Po 3-0 fiton edhe Partizani, që në kryeqytet mposhti Lushnjën, një ndeshje që ishte “fotokopje” e së parës. Skuadra e “kuqe” pati epërsi në fushë gjatë gjithë kohës, madje shpesh luajtën vajzat e reja, ndaj Partizani arriti një fitore të merituar, ndërkohë që Lushnja mbyll renditjen.

Volejboll – Femra Grupi A1, java e 6-të (10 nëntor)

Barleti Volley – Skënderbeu 3-0 (25-6, 25-15, 25-18)

Partizani – Lushnja 3-0 (25-13, 25-17, 25-18)

Mirdita – Tirana 3-1 (25-16, 26-24, 22-25, 25-21)

Vllaznia – Teuta 3-1 (25-15, 23-25, 25-17, 25-15)

Renditja: Mirdita 16 pikë (5/1), Tirana 15 pikë (5/1), Barleti Volley 15 pikë (5/1), Partizani 11 pikë (4/2), Teuta 6 pikë (2/4), Vllaznia 5 pikë (2/4), Skënderbeu 3 pikë (1/5), Lushnja 1 pikë (0/6).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista ekskluzive me legjendën Ela Tase

“Volejbollit i fala jetën, të arrish majat, duhet punë”