MENU
klinika

E kërcënoi të mos fliste

Kreu marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren, ja kush është autori

03.12.2021 - 12:46

Personi që shihni në foto është 47-vjeçari Urim Cenuka (Hoxha), banues në Mat, i cili u arrestua nga policia e Matit pasi dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Abuzimi me 12-vjeçaren dyshohet se ka ndodhur javë më parë dhe ai e ka kanosur të miturën për të mos treguar.

Por e mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallëzuar në Komisariat dhe tani më materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.