03.12.2021 - 13:19
Jep dorëheqjen kreu i degës së PD-së në Lezhë, Zef Gjoka. Burime pranë Partisë Demokratikese prej disa ditësh është dorëhequr kreu i kësaj dege, i cili mbante këtë post që prej vitit 2018.
Ende nuk ka sqarime se cili ka qenë motivacioni që ka shtyrë këtë akt, pak para dy kuvendeve që kjo forcë politike do mbajë me datat 11 dhe 18 dhjetor.
Po ashtu, Ndreka raporton se në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili është edhe i deleguari i PD-së për Qarkun e Lezhës.