MENU
klinika

Arrestimi i pedagogut në Tiranë

Balla-Bashës: Mos më thuaj që nuk e njoh! Përjashtoje!

10.11.2018 - 21:38

Ditën e sotme u arrestua Doktori i Shkencave dhe pedagogu, Dritan Soraj me vendim të autoriteteve italiane, duke qenë se ishte në kërkim nga Interpoli, për trafik droge.

Pas arrestimit të tij, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me anë të një statusi në Facebook.

Balla pyet kryetarin e PD, Lulzim Basha me ironi nëse e ka marrë vesh lajmin, ndërsa i kërkon përjashtimin nga Departamenti i Ekonomisë në PD.

taulant balla-konica.al
taulant balla-konica.al

“Lulezim! E more vesh? Policia e Shtetit arrestoi këtë pedagogun, “akademikun” për hesap të drejtësisë italiane, i dënuar për trafik narkotikësh.

Tani duhet ta përjashtosh edhe ti nga Departamenti i Ekonomisë në SHQUP.

Artist, mos thuaj që nuk e njoh, aman! Vetëm përjashtoje”, shkruan Balla.

“Edhe kur Rama ha vezë në mëngjes…”

Shteti bektashi me agjendë të Serbisë? Ironizon Braçe

Video po bën xhiron e rrjetit

Momenti kur Irani sulmoi Izraelin