MENU
klinika

Këshilla nga modelja

Emina Cunmulaj, “një mama me kohë të plotë”

10.11.2018 - 21:43

Modelja Emina Cunmulaj tashmë është bërë nënë e dy vajzave dhe si çdo nënë ka hasur në vështirësi në rritjen e dy të voglave të saj, të cilat nuk kanë shumë diferencë nga njëra-tjetra. Shpesh dëgjojmë të thuhet se prindërit ndaj fëmijës së parë janë më të përkushtuar dhe fëmija i parë merr gjithë vëmendjen e prindërve.

Të njëjtën gjë ka filluar të reflektojë dhe Emina me vajzat e saj dhe këtë e ka bërë publik nëpërmjet statusit të saj: ‘Darkë me vajzat e mia. Unë nuk jam një nënë e përsosur dhe kam kuptuar që çdo ditë ka sfidat e veta, disa ditë duan më shumë punë se të tjerat… E kam ushqyer Mian me qumësht gjiri për katër muaj dhe kur ia ndërpreva kuptova që ajo ishte lidhja ime më e fortë me të, sepse nuk i dhashë vëmendjen që i dhashë Ellas kur ishte në moshën e saj.’

Nisur nga ky fakt, Emina ka gjetur një zgjidhje, që të dyja vajzat e saj të kenë vëmendjen që meritojnë nga nëna e tyre. Ajo më tej është shprehur:

‘Kështu, po mundohem që të përfshij Ellan në gjërat që bën Mia dhe Mian në gjërat që bën Ella. Nuk është e lehtë! Ella është një fëmijë shumë kërkues, por përpiqem t’i them që mami duhet të kalojë pak kohë të veçantë vetëm me njërën prej jush. Jam me fat që në pjesën më të madhe Ella e kupton dhe vjen e më thotë: “Tani është radha e Mias për kohën e veçantë pastaj është radha ime”.

Një mesazh shumë domethënës ky nga modelja për të gjithë prindërit e rinj, të cilët jo qëllimisht, por padashur krijojnë diferenca në rritjen e fëmijëve të tyre. Çdo fëmijë kërkon përkushtim dhe kohën të veçantë kaluar me ta, në mënyrë që ta ndjejnë plotësisht dashurinë prindërore.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë