MENU
klinika

I intubuar prej një muaji

Humb jetën nga COVID-19 në moshën 62-vjeçare drejtori i gjimnazit në Berat

04.12.2021 - 11:27

Një lajm i trishtë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Berat. Drejtori i gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” Llazar Palla humbi betejën me Covid-19. Ai kishte 1-muaj i intubuar në një spital privat në Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit.

Mësohet se 62-vjeçari Llazar Palla ishte infektuar nga virusi vdekjeprurës Covid-19 rreth 2 muaj më parë, por për shkak të gjendjes së rënduar ai u dërgua drejt Tiranës, ku ndenji i intubuar për rreth 1 muaj. Të shumta kanë qenë sot mesazhet e ngushëllimit të kolegëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor, miqve dhe nxënësve të tij në rrjetet sociale.

Llazar Palla
Kujtojmë se gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” ka qenë një nga shkollat e mesme me numrin më të madh të të prekurve më Cocid-19 në Berat. Nxënësit dhe mësuesit e këtij gjimnazi prej më shumë se 4 javësh kanë qenë të ekspozuar ndaj këtij virusi, pasi në çdo klasë ka pasur më shumë se 10 nxënës të infektuar, ndërkohë që të infektuar janë regjistruar edhe në radhët e mësuesve. Situata e rënduar në këtë shkollë solli edhe mbylljen e 6 klasave, dezinfektimin e ambienteve të brendshme të shkollës dhe karantinimin e dhjetëra nxënësve. Drejtori dhe mësuesi i frëngjishtes Llazar Palla do të përcillet nga familjarët e miqtë për në banesën e tij të fundit mesditën e sotme.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier