MENU
klinika

Shtrëngimi i duarve

Meta takim me homologun e tij francez Macron

10.11.2018 - 21:59

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar me homologun francez Emmanuel Macron. Dy krerët e shteteve shihen duke shtrënguar dorën e njëri-tjetrit në një foto të postuar nga vetë Meta në Facebook.

Presidenca bën me dije se Meta do të marrë pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen.

“Shumë i lumtur të takoj Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të shpreh vlerësimet për marrëdhëniet tradicionale dhe të shkëlqyera mes dy vendeve dhe rëndësinë e dinamizmit të tyre e njëkohësisht rolin e tij për një Europë më të fortë e më të bashkuar,” shkruan Meta.

Në këtë Forum, do të jenë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Edhe kur Rama ha vezë në mëngjes…”

Shteti bektashi me agjendë të Serbisë? Ironizon Braçe

Video po bën xhiron e rrjetit

Momenti kur Irani sulmoi Izraelin