MENU
klinika

Horoskopi, 11 nëntor 2018

Dashi

Buzëqeshja është përgjigjja e duhur ndaj problemeve tuaja. Mos shpenzoni shumë vetëm për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Mbrëmjet me miqtë do të jenë shumë të këndshme. Ndërkohë, do të bëni plane për disa pushime të shkurtra.

Demi

Shmangni ndjesitë negative, si frika, inati etj. Përmirësimi i të ardhurave do t’ju bëjë që të paguani disa borxhe, të cilat ju mundojnë prej kohësh. Partneri/partnerja juaj do t’jua ndiejë shumë mungesën gjatë ditës së sotme. Do të ishte mirë t’i bënit atij/asaj një surprizë që do ta bënte ditën më të bukur.

Binjaket

Përpiquni të shmangni stresin duke krye aktivitet interesante. Mos merrni vendime të nxituara, sidomos kur bëhet fjalë për çështje financiare. Shëndeti i bashkëshortit/bashkëshortes suaj mund t’ju shqetësojë.

Gaforrja

Duhet të mos tregoheni më kokëfortë nëse dëshironi një jetë të lumtur. Përgjegjësitë familjare do t’ju rriten, çfarë do t’ju shkaktojë tension. Ka gjasa që të mërziteni për shkak të ndërhyrjeve të anëtarëve të familjes apo të bashkëshortes/bashkëshortit.

Luani

Ka gjasa të përballeni me disa probleme sot, por bëhuni realistë dhe mos prisni mrekulli nga njerëzit që përpiqen t’ju ndihmojnë. Mos lejoni që të tjerët të kuptojnë sesi ndihesh. Bashkëshorti/bashkëshortja do t’ju kushtojë vëmendje të veçantë sot.

Virgjeresha

Është dita e duhur për t’i kushtuar kohë personave me të cilët nuk je takuar prej kohësh. Mos e zhgënjeni partnerin/partneren sot, pasi do të pendoheni më pas. Ka gjasa të realizoni një udhëtim, i cili do t’ju prezantojë me vende dhe miq të rinj.

Peshorja

Mund të çliroheni nga një sëmundje afatgjatë. Mos tregoni rreth investimeve dhe qëllimeve për të ardhmen. Punoni fort për mirëqenien e familjes. Mund të nisni një marrëdhënie të re romantike, e cila do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë.

Akrepi

Është koha e duhur të kërkoni ndihmë nga një personi i afërt me të cilin mund të bisedoni hapur. Kjo do t’ju ndihmojë pamasë në shmangien e stresit. Duhet të relaksoheni dhe të gjeni lumturinë përkrahë familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Shigjetari

Bëni kujdes me regjimin ushqimor, veçanërisht personat e kësaj shenje që vuajnë nga migrena. Ka gjasa që të fitoni mjaftueshëm të ardhura sot. Mos fantazoni shumë dhe përpiquni të bëheni më realistë. Shpenzoni më shumë kohë me miqtë, pasi do të argëtoheni më shumë seç e prisnit.

Bricjapi

Mund të ndiheni të shqetësuar për shkak të shëndetit. Duhet ta kaloni këtë gjendje sa më shpejt të jetë e mundur që të rifitoni lumturinë në familje. Bëni shumë kujdes me transaksionet financiare. Sa i përket marrëdhënies suaj romantike, do të kaloni momente shumë të veçanta.

Ujori

Emocionet dhe pasioni i tepërt mund të dëmtojnë sistemin nervor. Mbani veten nën kontroll për ta shmangur një situatë të tillë. Ngërçin financiar që iu ka përfshirë do ta kaloni me ndihmën e miqve. Gjatë paradites mund të debatoni me partneren/partnerin, por do të kaloni një mbrëmje shumë të këndshme.

Peshqit

Pavarësisht se do të kaloni një ditë të mbushur plot aktivitete të ndryshme, nuk do të ndiheni aspak të lodhur. Përpiquni të mos bëni shpenzime të tepërta. Sot është dita kur mund të përjetoni vetëm anët pozitive të martesës.