MENU
klinika

“Të isha që në fillim, do ju thoja mos”

Big Mama kundër romancës Trixa-Donald

06.12.2021 - 12:59

Donaldi dhe Beatrix janë çifti që kanë ndezur më shumë debate Brenda shtëpisë së Big Brother, me shumicën e banorëve që i kanë mbështetur për lidhjen e tyre. Mirëpo, jo të gjithë kanë qenë plotësisht dakord.

Banorja më e re e Big Brother Vip, Big Mama, e cila e ka parë situatën edhe nga jashtë, i ka thënë Beatrixës se do t’i kishte tërhequr vëmendjen e do ta kishte këshilluar të priste, nëse do të kishte qenë në shtëpi që prej fillimit.

Pjesë nga biseda:

Big Mama: Unë të kisha qenë që në fillim, unë do ta kisha tërhequr vërejtjen do të kisha thënë ‘mos, mos, prisni të dilni jashtë’.

Beatrix: Unë s’jam ngutur, kurrë s’jam ngutur. Kam pritur madje me muaj, pa e ditur mirë, e sigurt.

Big Mama: Unë kur kam ardhur ju kam parë keq dhe s’kam dashur as ta diskutoj, as ta debatoj

Jashtë të shtëpisë së Big Brother zërat kundër për lidhjen janë më të shumtë se ata pro. Madje dy ditë më parë një person që pretendoi se ishte fans i Bora Zemanit shkoi jashtë, shkoi jashtë shtëpisë dhe ofendoi Donaldin duke e quajtur “maskara”. Pas asaj që ndodhi reagoi edhe vetë Bora Zemani, e cila u kërkoi njerëzve të qetësohen e të mos e kryqëzojnë Donaldin, pasi ajo nuk po e bën.

Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?