MENU
klinika

Nipi i tij, pjesë e grupit që terrorizoi lokalin në Lezhë

Deputeti i PS: Kam tre muaj që s’flas me Ramazanin!

06.12.2021 - 13:17

Deputeti i Krujës Rrahman Rraja, ka reaguar pas shpalljes në kërkim të nipit të tij, Ramazan Rraja.

Në një reagim, Rrahman Rraja shprehet se prej 3 muajsh nuk ka pasur komunikim me nipin e tij, dhe aq më pak që të ketë qenë i përfshirë në këtë ngjarje.

“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur Rrahman Rraja.

Ramazan Rraja është shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në Lezhë, ku së bashku me dy persona të tjerë, hyri i armatosur në lokal, sipas policisë për t’u hakmarrë për një sherr të vjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN