Për analistin Skënder Minxhozi rruga që po merr PD- ndoshta mund t’i sjellë një rini të dytë, rifreskim.
I ftuar në emisionin “Real Story”, Minxhozi u shpreh se nëse PD merr rrugën e Bashës merr atë të një vdekjeje të ngadaltë dhe nëse merr atë të Berishës e çon PD-në drejt një fundi dramatik dhe më të skajshëm.
“Rruga që po merr PD- ndoshta mund t’i sjellë një rini të dytë, rifreskim. Por PD është në udhëkryq dhe ajo mund të zgjedhe 1 nga drejtimet. Nëse PD merr rrugën e Bashës merr atë të një vdekjeje të ngadaltë. Nëse merr atë të Berishës e çon PD-në drejt një fundi dramatik dhe më të skajshëm. Nëse e kthejmë në një skenar të dhunshëm që mund të ndodhë dhe kryesimin e PD-së e ndan Policia është jashtë skenarëve politikë. Nëse Basha arrin të triumfojë shkojmë drejt një fitoreje të një krahu burokratik të PD-së. Jep një imazh normaliteti më të madh se ajo e Berishës. Nëse Berisha triumfon nuk dihet se çfarë drejtimi mund të marrë situata. Nuk shikoj që këto dy rrugë PD i ka në përfitim të tij”- tha ai.