MENU
klinika

Viola von Cramon ‘çmend’ mediat serb

“Nuk ka Kishë Ortodokse Serbe!”

07.12.2021 - 16:56

Takimi i eurodeputetes dhe raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon me një peshkop serb në dioqezën e kishës ortodokse serbe në Dyseldorf të Gjermanisë, ka çmendur opinionin dhe mediat serbe.Fjalët në Twitter të deputetes së PE dhe raportueses së Kosovës përshkruhen si turp i madh nga mediat serbe.

“VIOLA VON CRAMON ME TURP THOTË: “Nuk ka Kishë Ortodokse Serbe!”- shkruhet në titull dhe më pas gjatë shkrimit të lajmit jepen komentet negative. Më tej në artiuu jepet postimi i eurodeputetes në Twitter si dhe komentet negative të qytetarëve serbë.

“Diskutim konstruktiv edhe i hapur me peshkopin e Kishës Ortodokse Serbe Gregorije të dioqezës së Duseldorfit dhe të gjithë Gjermanisë lidhur me sfidat e përbashkëta dhe dialogun ndëretnik e ndërfetar në Ballkan edhe në Gjermani”,- ka shkruar Cramon duke shoqëruar njoftimin edhe me foto nga takimi.

Pas këtij njoftimi shumë njerëz kanë komentuar, ku një prej tyre shkruan se “Kisha Ortodokse Serbe është pro -ruse dhe nuk është autonome”, von Kramon i është përgjigjur duke shkruar se “Kisha Ortodokse Serbe nuk ekziston”.

Komentet në Twiterr:

“ Kush je ti që ke të drejtë ta shfuqizosh kishën ortodokse serbe? Kësaj radhe e keni ekzagjeruar!”

“A do flisni dhe me imamaët shqiptarë?”

“Çfarë i premtove lobistes shqiptare?”

Më tej në artikull shkruhet se raportuesja në PE për Kosovë Viola von Kramon njihet për deklarata dhe vepra në dobi të Prishtinës, dhe se nuk është sekret që ajo është ndër mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së krahinës jugore serbe dhe që veten e konsideron “lobuese për Kosovën”.