MENU
klinika

Nga konfliktet 1 vit pas martesës...

Çfarë tha për krimin e rëndë burri që vrau gruan e kunatën

08.12.2021 - 12:49

Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në fuqi dënimin me burgim përjetë për 36-vjeçarin nga Ballshi Gazmend Musta, i shpallur fajtor nga gjykata për vrasjen e bashkëshortes dhe kunatës së tij.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 2 janarit të vitit 2019, ku Gazmend Musta qëlloi me thikë për vdekje gruan, Gentjana Musta dhe motrën e saj, Milisa Çuashaj. Më 8 prill të këtij viti, rreth dy vite pas ngjarjes që tronditi opinionin publik, Gjykata e Fierit e dënoi 36-vjeçarin me burgim të përjetshëm.

NGJARJA

Rreth orës 17:00 të datës 2 janar të vitit 2019 Gazmend Musta qëlloi për vdekje nënën e dy fëmijëve të tij dhe motrën e kësaj të fundit. Pas krimit në banesën e tyre në zonën e Ballshit, ai ka marrë dy fëmijët dhe ka shkuar pranë Komisariatit të Policisë së Mallakastrës, duke u treguar oficerëve të rendit atë që kishte ndodhur.

Në momentin që ka rrëfyer ngjarjen, sipas vendimit të Gjykatës, Musta ka pasur me vete edhe thikën me të cilën kishte kryer krimin duke e hedhur në tokë para syve të punonjësve të Policisë.

Pas këtij momenti, Policia ka shkuar në banesën e 36-vjeçarit në katin e pestë të një pallati në lagjen “5 shkurti” në qytetin e Ballshit. Në dhomën e ndenjës të banesës janë gjetur trupat e pajetë të dy personave të seksit femër, të identifikuara si shtetaset Gentjana Bashkim Çaushaj dhe Milisa Bashkim Çaushaj.

Në aktin e ekspertizës u konstatuan plagë të shumta mbi trupat e viktimave, çka do të thotë se autori kishte vepruar pa mëshirë ndaj dy grave, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes. Nga aktet e ekspertimit rezulton që Gazmend Musta nuk vuan nga sëmundje të shëndetit mendor, fakt ky i mbështetur edhe gjatë sjelljes së tij në periudhën e gjykimit.

DËSHMITË

Çifti Gazmend Musta dhe gruaja e tij Gentjana Çaushaj ishin prindër të dy fëmijëve, ndërsa martesa e tyre vitet e para ishte përgjithësisht e qetë sipas dëshmisë së vëllait të viktimave.

Por duket se gjithçka ka ndryshuar në vitin 2009. Shtetasi Gjyshmir Çaushaj thotë se në atë vit motra i është ankuar se kishte probleme me bashkëshortin, kryesisht probleme ekonomike, duke i ofruar para borxh për të shkuar në Greqi. Gjatë kësaj periudhe, Musta nuk e lejonte bashkëshorten e tij as të fliste në telefon, duke e përgjuar. Në vitin 2018 Gentjana i ka deklaruar babait të saj se burri ushtronte dhunë, duke kërkuar ndihmë te të afërmit, ndërsa bashkëshorti pretendonte se në “shtëpi do të bëhej siç them unë”.

Marrëdhënia midis çiftit ishte stabilizuar disi, derisa më datë 2 janar 2019, kur Milisa shkon në shtëpinë e së motrës për ta ndihmuar për darkën ku do të festonin të dyja familjet. Pikërisht këtë ditë është kryer edhe krimi, në praninë e dy fëmijëve të vegjël. Babai i viktimës thotë se shkak i krimit ka qenë xhelozia e Mustës, e cila kishte nisur pas vitit të parë të martesës.

“Shpesh ai kërkonte që Gentjana të shkonte t’i takonte, por Musta nuk e lejonte, ose thoshte do ta sjell vetë se nuk kam besim. Nga vajza e vogël kam mësuar se Gentjana e kishte trupin të nxirë”, ka rrëfyer babai.

Çfarë tha për krimin e rëndë Gazmend Musta
Ndryshe nga familjarët e dy viktimave, Gazmend Musta pretendon se bënte një jetë normale me bashkëshorten dhe shkak për ngjarjen atë ditë ishte bërë kunata e tij.

“Atë ditë kisha konsumuar alkool. Kur u futa brenda, hidhet kunata dhe më tha mua: ‘Genën do ta marrim ne sot, do të ikim në fshat’, se një javë kisha që kisha ardhur nga Greqia. Aty filloi kunata dhe i acaroi gjërat, që jo ti nuk bën për motrën time, ti je legen, ti je plehër. Po çfarë t’i bëj babait që e dha te ti. Mua m’u errën sytë. Po bëja 10 vjet me gruan, ne nuk kemi pasur asnjë konflikt në familje. Gruaja donte të ikte në Tiranë me shtëpi dhe unë i thashë që unë kam blerë shtëpi në Ballsh se punoja në Greqi dhe i thashë që nëse do të ikësh, lëri fëmijët këtu dhe ec. Të nxjerr zorrët më tha kunata dhe niset tutje për nga lavamani te Genta dhe kap thikën. Kunata më shtyu dhe më pas nuk e mbaj mend se çfarë mora. Më kanë ofenduar në mënyrë barbare, më kanë degjeneruar para familjes dhe për momentin mua më ka ikur truri, unë jam i penduar, kjo është e vërteta”, thotë Musta.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë