MENU
klinika

Nga liria e fjalës... pas hekurave!

2021: rekord gazetarësh të burgosur

09.12.2021 - 18:51

         Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve sjell raportin përmbyllës. Numri i gazetarëve të burgosur në mbarë botën, shënoi rekord të ri në vitin 2021.

Në raportin e publikuar rishtas, bëhet e ditur se 293 gazetarë janë burgosur gjatë këtij viti, për shkak të punës së tyre.

Më 2020, u raportua për 280 gazetarë të burgosur. Është ky, viti i gjashtë radhazi që Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve regjistron së paku, 250 gazetarë të burgosur.

Për më tepër, sipas organizatës, 19 gazetarë janë vrarë në shenjë hakmarrjeje për punën e tyre, deri më 1 dhjetor të këtij viti. Gjatë gjithë vitit 2020, numri i gazetarëve të vrarë ka qenë 22. Tetëmbëdhjetë të tjerë kanë vdekur në rrethana shumë të errëta dhe është e vështirë të përcaktohet nëse janë vrarë – thuhet në raport.

TOPSHOT – A journalist holds a banner on July 24, 2017 outside the headquarters of opposition daily newspaper Cumhuriyet in Istanbul.
Seventeen directors and journalists from one of Turkey’s most respected opposition newspapers go on trial on July 24 after spending over eight months behind bars in a case which has raised new alarm over press freedoms under President Recep Tayyip Erdogan. / AFP PHOTO / OZAN KOSE (Photo credit should read OZAN KOSE/AFP via Getty Images)

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve theksoi se, tre gazetarë u vranë gjatë këtij viti, teksa raportonin nga zonat e konfliktit, ndërkaq dy të tjerë u vranë gjatë mbulimit të protestave të dhunshme.

Për të tretin vit me radhë, Kina është shteti me më shumë gazetarë të arrestuar, shtet ku edhe janë të burgosur 50 gazetarë. Në vendin e dytë është Mianmari, për shkak të shtypjes së mediave që pasoi puçin ushtarak të shkurtit. Egjipti, Vietnami dhe Bjellorusia gjenden në pesë shtetet me më shumti gazetarë pas hekurave.

Në mesin e shteteve që kanë përmirësim sa i përket burgosjes së gazetarëve, është Turqia. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve vlerëson se, Turqia ka liruar 20 gazetarë gjatë vitit të kaluar, ndërkaq 18 të tjerë vazhdojnë të jenë të burgosur.

Raporti i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve doli në përfundimin se, përderisa bota, gjatë vitit 2021 po përballet edhe me probleme si pandemia dhe ndryshimet klimatike, qeveritë represive ishin të vetëdijshme se zemërimi i publikut ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut ishte “zbutur”.

Të dhënat flasin për dukurinë në rritje të intolerancës ndaj raportimit të pavarur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Gjenerali” vijon të admirohet

“Le Monde”: Kadare mes 100 titujve të shekullit

Intervista me konteshën Apponyi

“Mësoj shqip sapo gjej pak kohë të lirë”

Ç’tha për kërkesën për azil dhe Shqipërinë?

“Populli do ta bëjë detyrën…”, Mbreti Zog përballë 40 gazetarëve