MENU
klinika

Janë filmat më të famshëm

Këta aktorë i urrejnë rolet që kanë luajtur

10.12.2021 - 12:26

Edhe aktorët më të mirë pendohen për rolet e tyre. Disa prej tyre, fitues të ccmimeve prestigjioze, nuk janë aspak të kënaqur me punën në disa prej filmave që publiku i do tej mase.

George Clooney – Batman & Robin (1997)

“Më lejoni të them vetëm se në fakt mendoja se e kisha shkatërruar filmin derisa dikush tjetër e ktheu atë vite më vonë dhe e ndryshoi atë”, tha ai një herë për rolin. “Mendova në atë kohë se kjo do të ishte një lëvizje shumë e mirë në karrierë. Nuk ishte”, ka thënë Clooney.

Halle Berry – Catwoman (2004)

“Çfarëdo suksesi që pati apo nuk pati, disi dukej sikur ishte i gjithë faji im. Por në të vërtetë nuk ishte faji im”, u shpreh për filmin aktorja.

Jessica Alba – Fantastic Four (2005)

Ndërsa filmat me superhero tani mund të jenë pretendentët për filmin më të mire për ccmime, kishte një kohë kur të luajee një hero të veshur me material elastik ishte ccdo tjetër veçse prestigjioze. Jessica Alba ishte një nga aktoret e para që u kthye në një superheroinë, duke luajtur rolin e Invisible Woman në Fantastic Four. Sidoqoftë, përvoja e bëri atë të dëshironte ta linte fare aktrimin. “E urreja. Unë e urreja shumë”, ka thënë ajo.

Bill Murray – Garfield: The Movie (2004)

“Isha i rraskapitur, i njomur me djersë dhe dialogët bëheshin gjithnjë e më keq. Dhe unë thashë, ‘Mirë, më mirë më trego të gjithë pjesën tjetër të filmit, që të shohim se me çfarë kemi të bëjmë’, tha ai për GQ. “Kështu që u ula dhe pashë të gjithë, dhe vazhdova të thosha, ‘Kush dreqin e bëri këtë gjë? Kush e bëri këtë? Çfarë po mendonte Coen?’ Dhe më pas më shpjeguan: nuk ishte shkruar nga ai Joel Coen”, ka rrëfyer Murray.

Robert Pattinson – Twilight (2008)

Shumica e aktorëve që pendohen për të marrë role do të prisnin disa vjet derisa të ankoheshin publikisht për përvojën e tyre në xhirime. Jo Robert Pattinson. Përpara se filmi i fundit i Twilight të ishte në kinema, aktori tha për rolin e vampirit Edward Cullen: “Është një lloj i çuditshëm të përfaqësosh diçka që nuk të pëlqen veçanërisht”. Disa javë më vonë, ai tha se do ta urrente serialin nëse nuk do të shfaqej në të.

Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë