MENU
klinika

I pari që merret në pyetje është Fatmir Mediu

SPAK rinis hetimet për Gërdecin

10.12.2021 - 14:16

Prokurorira e Posaçme ka rinisur hetimet për çështjen Gërdeci.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se duke nisur nga java e ardhshme, do të nisë pyetja e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

Personave që u është nisur flet thirrje janë trashgimtarët e viktimave dhe personat e dëmtuar nga Gërdeci. Pjesë e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtarët e lartë në periudhën e tragjedisë më 15 mars 2008.

Mësohet se zyrtari i parë që do të merret në pyetje nga SPAK është ish-ministri i mbrojtjes i kohës Fatmir Mediu.