10.12.2021 - 14:45
Rrebeshet e shiut në të gjithë vendin do të vijojnë deri në orët e vona të mbrëmjes së të premtes ku pritet sërish zhvillim i mëtejshëm i vranësirave. Sipas sinoptikanes së Meteoalb, Lajda Porja, kjo do të sjellë shira me intensitet të lartë në të gjithë territorin.
Në zonat malore do të ketë reshje dëbore kryesisht në Veri- Lindje të vendit.
Temperaturat e ajrit sot kanë pësuar një rënie të lehtë duke bërë që minimalet të shkojnë deri në minus 2 gradë dhe maksimalet jo më shumë se 13 gradë.
Pritet të e shtuna të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave dhe një ministuhi ere duke bërë që në momente të vecanta era të shkojë edhe 75 km.orë