MENU
klinika

Pse i zbuluan dokumentet e Speciales

Çfarë tregoi dëshmitari në rastin Gucati e Haradinaj

10.12.2021 - 14:49

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po dëgjohet dëshmitari i mbrojtjes, Qelë Gashi, i cili është anëtar i Këshillit Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në seancën gjyqësore ndaj Hysni Gacatit dhe Nasim Haradinajt, ai ka thënë se në paketat që kishin arritur në OVL-UÇK kishte dokumente në gjuhën serbe dhe emra serb, ndër të cilët edhe Vukoviq.

Gashi ka deklaruar se me publikimin e tyre kanë synuar të informojnë publikun që Serbia po i jep informata Gjykatës Speciale.

Në deklaratën e tij më shkrim, të cilin e ka lexuar mbrojtja, Gashi ka thënë se më 7 shtator ka qenë bashkë me Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Faton Klinkun në zyrën qendrore të OVL-UÇK në Prishtinë kur rreth orës 10:00 dikush kishte sjellë paketa me dokumente.

Dëshmitari në rastin Gucati e Haradinaj tregon pse i zbuluan dokumentet e Speciales

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po dëgjohet dëshmitari i mbrojtjes, Qelë Gashi, i cili është anëtar i Këshillit Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në seancën gjyqësore ndaj Hysni Gacatit dhe Nasim Haradinajt, ai ka thënë se në paketat që kishin arritur në OVL-UÇK kishte dokumente në gjuhën serbe dhe emra serb, ndër të cilët edhe Vukoviq.

Gashi ka deklaruar se me publikimin e tyre kanë synuar të informojnë publikun që Serbia po i jep informata Gjykatës Speciale.

Në deklaratën e tij më shkrim, të cilin e ka lexuar mbrojtja, Gashi ka thënë se më 7 shtator ka qenë bashkë me Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Faton Klinkun në zyrën qendrore të OVL-UÇK në Prishtinë kur rreth orës 10:00 dikush kishte sjellë paketa me dokumente.

“Skena ishte shumë hetuese, disa thonin që paketa kishte bombë dhe kjo shkaktonte panik, megjithatë kur Nasimi shkoi të shikonte ne e kuptuam që në paketë kishte vetëm letra, sapo u kuptua një gjë e tillë situate u qetësua”, ka thënë ai në deklaratën e tij me shkrim.

Ai ka thënë se i ka shikuar pjesërisht dokumentet dhe ka parë që shumë prej tyre ishin në gjuhën serbe dhe përmbanin emra serb.

“Këto dokumente kishin shkrim në gjuhën serbe përfshirë emra serb si Vukoviq, nuk e njihja këtë emër megjithatë e kam parë këtë emër shumë herë sepse ishte përmendur në shumë dokumente”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, publiku në Kosovë duhej të informohej lidhur me përmbajtjen e paketave që nga një person i panjohur ishin dërguar në OVL-UCK.

“Duke shikuar paketën me dokumente mendova me vetvete se si ka mundur ZPS të bie në nivelin e Serbisë, isha i hutuar lidhur me qëllimin e arsyes pse ishin sjellur dokumentet. Ne menduam që publiku kosovar duhet të informohej lidhur me përmbajtjen e paketës meqë kjo do të minonte Dhomat e Specializuara të Kosovës(DhSK) i cili është organ që ne nuk e njohim si legjitim. Ne nuk kemi dashur të japim emra vetëm kemi dashur t’i tregojmë publikut që Serbia ja ka dhënë informatat Hagës”, ka thënë Gashi në deklaratën e tij me shkrim.

Gashi ka thënë se nuk i ka lexuar të gjitha dokumentet që kishin arritur më 7 shtator në OVL-UÇK, meqë sipas tij numri i tyre ishte i madh.

Dëshmia e Qelë Gashit vjen pasi dje në Dhomat e Specializuara janë dëgjuar katër dëshmitarë të mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!