Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi së bashku me Zëdhënësen e PD, Ina Zhupa në një konferencë për shtyp akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se po përdor retorikë përçarëse te demokratët. Bardhi konfirmoi para të pranishmëve se kuvendi i vërtetë i PD-së do të mbahet më 18 dhjetor. Po ashtu ai bëri publike edhe shifrat e pjesëmarrësve në Kuvend më 18 dhjetor.
“Pas një rrëmuje disa mujore me gjoja kërkesën për thirrjen e Kuvendit të PD, në ditën ku do të duhej të dorëzohej kërkesa zyrtare pranë institucioneve, u krye një proces tallje me demokratët. Duke vlerësuar këtë situatë me 5 nëntor u vendos mbledhja e Kuvendit me 18 dhjetor. Gjuha dhe retorika përçarëse e Berishës vazhdoi edhe pas vendimit të Kryesisë. Unë dua të falenderoj çdo kryetar të deges së PD në këtë komunikim për komunikimin intensiv me strukturat dhe anëtarët e partisë. Edhe pse Kryesia vendosi thirrjen e Kuvendit, iu bë thirrje anëtarëve të mos marrin pjesë në Kuvendin e tyre Kombëtar. Anëtarët kanë konfirmuar masivisht pjesëmarjen në Kuvendin e PD. Secili prej tyre ka nënshkruar nën prezencën e një zyrtari të partisë ku konfirmojnë pjesëmarrjen. Kësaj thirrje përçarëse nuk i janë përgjigjur 5259 anëtarë të Kuvendit ose 69% e tyre. 1146 anëtarë të Kuvendit nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e thirrur me 18 dhjetor.
Dibër- 352
Korçë- 326
Berat – 287
Lezhë – 258
Shkodër – 389
Gjirokatsër- 205
Vlorë – 342
Fier – 508
Durrës – 308
Elbasan – 544
Tiranë – 1326
Kukës – 112
Anëtarësia e Këshillit Kombëtar që ka firmosur – 302. Në total, me shumicë absolute, 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar, kanë konfirmuar deri tani. Në 11 degë për shkak se kryetarët e degëve nuk janë përfshirë procesi i njoftimeve ka nisur me vonë”- tha ai.