MENU
klinika

Pas tre muajsh me Foltoren

Mbahet sot në stadiumin “Air Albania” Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Berisha

11.12.2021 - 09:02

Ditën e sotme do të mbahet Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky event do të nisë në orën 10:00, ku do të marrin pjesë delegatë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Prej 3 muajsh ish-kreu i PD-së, Berisha ka ndërmarrë një aksion në disa qytete të vendit, ku përmes ‘Foltores’ ka kërkuar që të zgjidhet një lider i ri demokrat. “Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar” është motoja e Berishës, i cili ka ftuar demokratët që të marrin pjesë në këtë Kuvend, në ditën e ditëlindjes së 30-të të Partisë Demokratike.

Mbrëmë Berisha, në konferencën e fundit për media teksa iu dha këshillë demokratëve që do të jenë të pranishëm sot në Kuvend që të vishen trashë, nuk harroi pa ftuar edhe liderin e PD-së, Lulzim Basha në këtë organizim.

Aksioni në fjalë erdhi pas vendimit të SHBA-ve për shpalljen e tij non-grata, masë që pasoi me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së më 9 shtator. Fill pas kësaj date nisi edhe përplasja me liderin e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa mes dy figurave të rëndësishme brenda demorkatëve nuk kanë munguar akuzat. Lideri demokrat, Basha për t’ju përgjigjur këtij aksioni të Berishës, thirri Kuvendin e PD-së që do të mbahet më 18 dhjetor.

Kujtojmë se Berisha në daljet e tij përmes Foltores e ka cilësuar Kuvendin e sotëm një moment i rithemelim të PD-së, ndërsa flet se do të sjellë revolucion te shqiptarët. Nga ana tjetër Policia e Tiranës ka ndërmarrë masat për parandalimin e çdo incidenti, duke vendosur që dje mjete të FNSH dhe autobote me ujë para “Air Albania” dhe selisë së PD-së.