MENU
klinika

Kuvendi i Berishës rikthen siglën dhe vulën origjinale të PD

Miratohet nen për nen statuti i ri i Partisë Demokratike

11.12.2021 - 13:46

Është miratuar nen për nen statusi i ri i Partisë Demokratike. Në këtë Kuvend të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, delegatët kanë votuar 67 nenet e statutit të ri

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e organizuar në stadiumin ‘Air Albania’, Bellind Këlliçi u shpreh se transparenca është në fokus të këtij takimi dhe se askush nuk i trembet transparencës.

Me propozimin e një grupi anëtarësh dhe mbështetjen e të paktën 15 % të delegatëve, Kuvendi vendosi:

-Miratimin në parim të statutit të PD-së

-Miratimin nen për nen të statutit të PD-së.

-Vula e PD-së dhe simboli i saj rikthehet tek vula origjinale kur u themelua PD.

-Miratohet neni për primarët, Referendumi

-Miratohet neni për fraksionet në PD

Neni Basha, kryetari shkarkohet pas humbjes

Delegatët kanë votuar 67 nenet e statutit të ri.