11.12.2021 - 16:47
Forca të shumta policie kanë rrethuar në një perimetër të gjerë selinë e Partisë Demokratike në Tiranë.
Sipas Abc News, vërehet vetëm në hyrjen e godinës së Parlamentit që është ngjitur me godinën e PD, ndodhën shtatë furgona policie, ndërsa prani e madhe efektivësh vërehet në të gjithë zonën përreth këtij objekti.
Prania e forcave të rendit rreth godinës së PD-së është shtuar gjatë minutave të fundit teksa pritet të përfundojë edhe Kuvendi i thirrur nga Berisha, në të cilin po votohet shkarkimi i Lulzim Bashës.