MENU
klinika

“Dëbimi i Bashës sjell fitore”

Noka shfaqet nën versionin Garibaldi: Kudo që jemi ne aty është edhe PD-ja

11.12.2021 - 18:01

Pas Klevis Balliut, edhe Flamur Noka ka mbajtur fjalimin e tij në Kuvendin e Sali Berishës.

Ai tha se pas dëbimit të Lulzim Bashës do të vijë fitorja.

“Ta gëzojmë sot këtë ditë të shënuar, ditën e rithemelit të Partisë Demokratike. Ky është bashkimi i madh madh i demokratëve.

Çfarë bëri Lulzim Basha me besimin që ne i dhamë, humbi zgjedhejt lokale, humbi turpshëm të gjitha zgjedhjet. I dhuroi Ramës bashkitë. I vuri minat me këtë vjeshtën që po kalojmë, humbjet e njëpasnjëshme nuk janë çështjet e tij personale, i kanë kushtuar shumë demokratëve. Si për çudi të gjitha aksionet tona dështonin, sepse ne kishim një problem, ai problem ishte udhëheqësi ynë që ishte marrë peng.

Qëllimi i ulzim Bashës ka qenë dhe është likujdimi i Opozitës. Lulzim Bashën askush nga demokratët nuk e sheh më si shpresë. Që një parti të vijë në pushtet duhet që lideri të ngjallë besim. Kush ka besim sot tek Lulzim Basha, askush, askush. Unë nuk njoh më askënd përveç pesë zyrtarëve që janë mbyllur në zyrën e kthyer në bunker.

Ai ka edhe mbështetje të tjera, mediat dhe vetë Ramën që ka urdhëruar mbajtjen e tij peng. Është peng i Edi Ramës, por është peng i trajtuar mirë nga ai.

Por i ka bërë gabim llogaritë sepse ne vijmë sot pas një turi spektakolar në rrethet e Shqipërisë që u pagëzua si foltorja. Këto takime treguar se ka vullnet mes demokratëve dhe se e duan vendin. Sot është e qartë që anëtarët e familjes tonë politike nuk shohim më shpresë tek ai.

Pa besimin e shqiptarëve askush nuk ecën përpara. Ne do ta largojmë shkaktarin e kësaj krize, shpërdoruesin më të madh. Kam një mesazh për dashnorët e vulës e të karriges, siç tha Giuseppe Garibaldi kur donin të pushtonin Romën. Ai u tha ‘Kudo që ne jemi aty është Roma’. Dhe ne u themi, kudo që ne jemi aty është PD. Rroftë PD. Rroftë Shqipëria”, tha Mul Noka.