Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e partisë në orën 18:00.
Kjo mbledhje vjen në një moment kur ish-kryeministri Sali Berisha që prej orësh 10:00 po mban në stadiumin “Air Albania” Kuvendin e PD-së ku ka nisur procesi i votimit per shkarkimin e Lulzim Bashes.
Në nje mesazh drejtuar demokratëve në ditëlindjen e 31 të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se kulti i individit s’mund të ngrihet më në asnjë formë dhe se të gjithë jemi udhëheqës që frymëzojnë udhëheqës.
Burime brenda selise blu bejne me dije se Basha pritet te propozoje per te marre masa drastike ndaj te gjithe atyre qe kane thyer statutin e kesaj partie, me pjesemarrjen ne Kuvendin e Berishes, duke filluar nga vete ish kryeministri.