MENU
klinika

Shkarkoi Bashën

Berisha: Ndeshje e jashtëzakonshme, s’dua të flas për të, kufomë politike

11.12.2021 - 19:24

Sali Berisha e ka cilësuar një “ndeshje” të jashtëzakonshme Kuvendin e organuizuar prej tij dhe vendimin për të shkarkuar Lulzim bashën nga posti i kryetarit.

“Demokrate dhe demokratë shqiptarë kudo që ndodheni, për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve që ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të Partisë Demokratike. I pari në historinë e pluralizmit në Shqipëri, por mundet dhe në Evropë e botë.

Triumfi më magjik më mahnitës, më madhështor. Sot në 8 orë pa pushim mbi 4 mijë e 934 delegatë vendosën firmat e tyre në këtë monument madhështor të rikthimit të rivendosjes së pluralizmit politik. Nuk largohem dot pa përshëndetur ekipin kombëtar por në veccanti dhe tifozët kuqezi që i dua shumë sepse për mua ata janë atdhetarë të vërtetë.

U them që sot në stadiumin e tyre të dashur u zhvillua ndeshja më e mahnitshme mes lirisë dhe të shkuarës. Takimi më i bukur mes lirisë dhe të ardhmes”, deklaroi Berisha.

Pyetje: Mendoni se do t’ju përjashtojnë nga PD? Apo deputetët e tjerë?

Sali Berisha: Nuk do të doja që të flisja për të sot. Peng Basha është një kufomë politike.