MENU
klinika

Kuvendi i Berishës

Shkarkohet Lulzim Basha me 4446 vota, vetëm 36 delegatë e “mbrojtën”

11.12.2021 - 19:26

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka shkarkuar kryedemokratin Lulzim Basha. Drejtuesi i Kuvendit Kombëtar, Belind Këlliçi ka lexuar rezultatin e votimeve të delegatëve.

Në total kanë qenë 4934 delegatë të pranishëm në momentin e shpalljes së votimeve. Prej tyre, 4491 delegatë kanë votuar.

Prej delegatëve që kanë votuar, 4446 delegatë votuan pro, 36 kundër dhe 9 e kanë nxjerrë fletën të pavlefshme.
Rezultati

Delegate prezente 4934
Pjesemarres ne votim 4491
Pro shkarkimit 4446
Kunder shkarkimit 36
9 pavlefshme

Belind Këlliçi: Do të qëndrojë i mbledhur deri në KUvendin tjetër që do zhvillohet në 22 mars 2022. Në lidhje me vendimin 6 ku u vendos të votohej për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ju bëjmë me dije se pas përfundimit të votimit, sekretariati teknik pasi është bërë rakordimi me procesverballet.

Delegatë prezentë në momentin e çeljes së votimit ishin 4934. Nga këta, pjesëmarrës në votim janë 4491 delegatë. Nga këto: pro shkarkimit të kryedemokratit, 4446 delegatë, kundër kanë votuar 36 delegatë dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë fletën e pavlefshme.