MENU
klinika

‘PD e rrethuar me blinda e bandat e Ramës’

Berisha tallet me Bashën: Rezistencë, ai? Lëre tani…

11.12.2021 - 19:34

Ish-kryeministri Sali Berisha është përgjigjur duket qeshur kur është pyetur në lidhje me rezistencë të mundshme nga kryedemokrati Lulzim Basha lidhur me përdorimin e selisë së Partisë Demokratike.

Berisha para mediave tha se Basha kishte rrethuar selinë me Policinë e Shtetit dhe grupe kriminale, për t’u mbrojtur. Po shtoi se të gjithë do të shkonin në seli për të vijuar punimet me procedurat e shkarkimit.

“Selia është një dhe vetëm një. Do të shkojmë në momentin më të parë që do të vendosim, ajo nuk është seli e pengjeve. Nuk është e rrethuar me blinda dhe bandat e Edi Ramës.

Ramës i them hiq dorë nga çdo lloj përpjekjeje për t’i garantuar mbijetesë pengut tënd sepse në mënyrë absolute ky revolucion do të kthehet tek ti. Po lerë tani, revolucionit nuk i reziston dot kush mos bëni shaka,”-tha Basha.