Pas triumfit në “Euro 2020, erdhi zhgënjimi për kualifikimin e munguar të Italisë në Botërorin 2022. Axurrët kanë dalë të dytët në grupin kualifikues mbrapa krahëve të Zvicrës, dhe fati i italianëve do të vendoset në playoff-et e marsit.
Kombëtarja e Mancini-t do të luajë kundër Maqedonisë së Veriut dhe më pas, në rast fitoreje, do të përballet me fituesen e Portugali-Turqi për të siguruar një vend në Kupën e Botës.
“Jam i sigurt se do t’ia dalim. Kjo nuk është Italia e 2018-ës dhe edhe atëherë diferenca me skuadrat e mëdha nuk ishte e madhe. Kemi fituar besim nga fitorja e Europianit”, – ka thënë Mancini për L’Equipe.
Për të ardhmen e tij, trajner italian u shpreh: “Nuk mund të mendoj tani për atë që mund të ndodhë më mbrapa. Duhet të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë në playoff, për momentin është e vështirë ta themi”.
Sa i përket të ardhmes, Mancini pranon se i mungon intensiteti i të stërviturit të një klubi, ku angazhohet çdo ditë dhe ka ndeshje çdo tre ditë, megjithatë fillimisht dëshiron të garojë edhe në Kupën e Botës. Në rast të një largimi nga Italia, për Mancini-n mund të interesohen Manchester United, Juventus dhe PSG.