MENU
klinika

Shkarkuan Bashën

Këlliçi zbulon vendimin që kanë marrë: Ditën e hënë do të shkojmë në…!

11.12.2021 - 21:22

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme se ditën e hënë do të zyrtarizohen statutore në gjykatë pas vendimeve të marra në Kuvendin e PD-së.

Këlliçi bën të ditur se një vendim i tillë është marrë për të shmangur çdo keqkuptim është vendosur që Komisioni i rithemelimit të shkojë në gjykatë dhe të regjistrohen.

“ U shtrua për vendimmarrje propozimi dhe pati një votim absolut që ditën e hënë të zyrtarizohen ndryshimet statutore në gjykatë. Kjo është një procedurë e zakonshme. Ka pasur raste kur kemi gabuar dhe nuk është bërë, por ka ndodhur që vendimet janë ratifikuar automatikisht.

Në këtë rast për të shmangur çdo keqkuptim është vendosur që Komisioni i rithemelimit të shkojë në gjykatë dhe të regjistrohen. Ne sot kemi anuluar Kuvendin e datës 18 dhjetor. Nëse Basha dhe mbështetësit e tij do të duhen ta mbledhin me statutin e ri të PD-së, duke mbledhur firmat në një datë tjetër. Nëse ka mbështetje hajde futu në garë.”, u shpreh Këlliçi.