MENU
klinika

Në Ferras banesa të përmbytura

Reshjet intensive, Haki Çako në terren

12.12.2021 - 11:37

Kreu i emergjencave Haki Çako ishte në terren për të parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në qarkun e Fierit.

Çako bën me dije se nuk ka përmbytje masive, por në zonën e Ferrasit disa zona janë përfshirë nga uji, duke bërë që të evakuohen tre familje.

“Prej disa orëve, gati dy ditësh kanë vazhduar reshje intensive, shkak i cili ka sjellë edhe përmbytje dhe mbingarkesën e lumit Vjosa dhe të lumenjve të tjerë, ajo që është më e rëndësishme është kapja e niveleve maksimale të lumit Vjosa. Strukturat kanë qenë gjitha natës në qarkun Fier dhe Vlorë dhe kanë marrë masa për të evituar çdo problematikë apo shqetësim të banorëve. Duhet të informojmë publikun se aktualisht niveli i ujërave ndihmës ka kapur nivelin maksimal, por nuk kemi përmbytje. Në Ferras janë disa banesa që janë prezencë uji, janë evakuuar 3 familje. Janë vënë në dispozicion të gjitha kapacitete e strukturave lokale dhe vendore. Tashmë mund të themi se nuk kanë rrezik. Pritet intensitet në rënie në prurjet e Vjosës, çka reflektohet në nivelin që po bie në Memaliaj. Po ashtu edhe në Vlorë, nuk paraqiten probleme është punuar gjithë natës, është mbyllur një çarje e argjinaturës e cila mund të sillte probleme serioze”, tha Çako

Ndërkaq, prefekti i qarkut Fier Lefter Shehaj ka thënë se pritet të bjerë intensiteti i ujërave të Vjosës.

“Prej dy ditësh ka pasur reshje intensive në shkallë vendi ka sjellë dhe mbingarkesën e lumit Vjosa. Po marrim masa për të evidentuar çdo problematikë dhe aktualisht nuk ka përmbytje masive. Në Ferras disa banesa ka prezencë uji dhe disa familje janë evakuuar. Nuk ka asnjë rrezik për banorët dhe pritet një intensitet në rënie në prurjet e Vjosës”, tha ai.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin