MENU
klinika

“E kam bërë unë”

I riu pranon vrasjen e biznesmenit në Laç

12.12.2021 - 14:38

“Vrasjen e kam bërë unë dhe babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen” .

Kjo ka qenë dëshmia e dhënë në polici nga 22-vjeçari Llej Lika i cili së bashku me babain e tij Skëndër Lika dhe Klajdi Gjexhajn (Beleshi) u arrestuan një ditë më parë për vrasjen e biznesmenit Rakik Roli në Sanxhak të Kurbinit.

I riu ka thënë para hetuesve se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi djemtë e viktimës e kishin dhunuar barbarisht në muajin korrik të këtij viti.

Biznesmeni i materialeve të ndërtimit Rakip Roli apo i njohur ndrydhe dhe me emrin Pilot u ekzektua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz Audi Q7 në rrugën e vjetër Laç-Mamurras.

Autoret i zunë pritë 55-vjeçarit dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të tij, sapo kishte dalë nga banesa dhe po lëvizte në drejtim të Mamurrasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pamje nga vendi i krimit/ U arrestua para 10 vitesh pasi...

Kush ishte biznesmeni që u vra sot në Laç?